Vendet malore gjatë mbrëmjes janë përfshirë reshje dëbore ku në disa segmente duhet të përdoren zinxhirë.

Bulqizë

Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dëborës ditën e sotme, ku në qytet trashësia ka shkuar në 10 cm ndërsa në njësit administrative Martanesh,Ostren,Trebisht,Zerqan,Fushë-Bulqizë,Shupenzë trashësia shkon nga 15 cm deri ne 30 cm,ku dhe kalimi në njësit administrative bëhet me zinxhir.

Pa zinxhir kalohet Bulqizë-Peshkopi, në shumë vende ka edhe ngrica

Reshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë ku për pasojë ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit reshje dëbore ka pasur në malësitë e Librazhdit,Përrenjasit e Elbasanit.

Në Stebleve të Librazhdit trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm, rruga nacionale Librazhd Peshkopi e kalueshme me zinxhirë në disa segmente të saj.

Qafë Thanë- Trashësia e dëborës 10 cm, rruga e kalueshme pa probleme.

Deri tani nuk ka fshatra të bllokuar.

Probleme me mungesën e energjisë elektrike në Përrenjas

Shkodër

Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në zonat e thella të qarkut të Shkodrës. Disa fshatra të Dukagjinit, kryesisht Shala dhe Thethi janë zbardhur nga dëbora por jo duke krijuar probleme.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat e Malësisë së Madhe por edhe në Puke. Reshjet e pakta të dëborës nuk kanë sjellë probleme te banorët.

Pukë

Ashtu si i gjithë Veriu i vendit edhe një pjesë e madhe e territorit të bashkisë Pukë u mbulua gjatë natës nga reshjet e Borës të cilat në qytetin e Pukës arritën deri në 12 cm.

Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Tre mjete u angazhuan për gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe më tej. Dy mjete borëpastruese dhe një mjet për hedhjen e kripës kanë bërë të mundur pastrimin e të gjithë rrugëve të qytetit dhe lagjeve periferike, ndërkohë që u pastruan dhe kriposen dhe rrugët Qafë Qerreti – Qelëz dhe Qafë Qerreti -Qerret. Në orët e para të mëngjesit u bë pastrimi i shkallëve dhe rrugicave të qyteti ndërkohë që të gjithë hapësirat para dyerve të bizneseve dhe institucioneve janë tashmë të lira. Aktualisht në bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht.

Vlorë

Në qafën e Llogorasë gjatë natës ka pasur reshje të pakta dëbore , por nuk ka sjell probleme në qarkullimin e automjeteve. Lëvizja e makinave është pa probleme. Ndërkohë në Vlorë fuqia e detit ka qenë deri në 5 ballë në det të hapur, duke u përmirësuar në orët e para të ditës së sotme. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi ditën e sotme e kanë pushim dhe nuk lëvizin nga kalata e portit. Mjetet e vogla lundruese janë të stacionuara në tri Port.

Durrës

Në det të hapur deti regjistron forcën 7 ballë dhe era fryn me drejtim nga veriu, ndërsa ne brigjet e Gjirit të Durrësit era fryn në drejtimin veri- lindje dhe forca e detit 5 ballë.

Megjithë erën e fortë nuk ka pasur probleme me lundrimin. Sot në mëngjes u akostua një anije kontenierësh dhe dy tragetet e linjës së Barit. Në orën 11.00 pritet trageti i linjës së Ankonës. Në portin e Porto Romanos po shkarkohet një cisternë 35 mijë tonëshe.

/A.Pali/

FOTO GALERI
1/6

Top Channel