Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për të disatën herë procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është shprehur në lidhje me delegimin e gjyqtarëve të rretheve.
Prej dhjetorit, Gjykata e Posaçme e Apelit i është drejtuar Këshillit për një zgjidhje, por ende nuk është marrë një vendim. Kujtojmë se procesi ndaj Shullazit prej më shumë se një viti nuk është hapur shqyrtimi në Apel.
Seancat janë shtyrë herë për mungesë të mbrojtjes dhe herë për shkak të mos plotësimit të trupit gjykues.Gjykata e Tiranës caktoi masën mjekësore “Shtrim të detyrueshëm” për Muharrem Zelijën, i arrestuar disa ditë më parë për kërcënimin e bërë ndaj kreut të Burgjeve, Agim Ismailin.
Avokati i Zelijës paraqiti një sërë dokumentesh që kurohej për probleme të çrregullimit mendor. Pas njohjes me këto dokumente, edhe prokuroria ka qenë dakord me shtrimi e detyrueshëm.
Top Channel