Një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike është arrestuar nga policia në Kamëz, ndërsa është shpallur në kërkim policor djali i tij.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor “Proper Movement”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor djali i tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 440.7 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një makineri grirëse për lëndën narkotike dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Proper Movement”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA