Një grua 52-vjeçare nga Kanadaja, që shiti shtëpinë e saj për të filluar një jetë të re në Kubë, së bashku me të dashurin muzikant, 13 vite më të ri, është gjetur e vdekur brenda një valixheje, në një vendgrumbullim mbeturinash.
Nathalie Fraser, ishte raportuar e zhdukur nga disa të afërm të saj. Ajo ishte transferuar në Kubë në dhjetor të vitit të shkuar, ku jetonte me të dashurin e saj, të identifikuar si Leonel Nuviola.
Çifti jetonte në një provincë në zonën perëndimore të Kubës, të njohur si Matanzas. Sipas medieve lokale, i dashuri i viktimës, Lionel, është i dyshuari kryesor në lidhje me vrasjen. Ndërkohë policia nuk përjashton pista të tjera dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Top Channel