Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Irani e Rusia janë dy lojtarë të fuqishëm në fushatën kundër terrorizmit global dhe shtoi se dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë fushë.
Putin bëri komentet gjatë ceremonisë së marrjes së kredencialeve të ambasadorëve të rinj në Moskë, teksa u ndal më shumë me ambasadorin e ri iranian Kazem Jalali, me të cilin ngriti lart lidhjet Iran-Rusi.
Putin tha se Irani e Rusia bashkëpunojnë në shumë fusha veçanërisht në atë të energjisë paqësore bërthamore, dhe në projekte ekonomike e hekurudhore.
Irani e Rusia kanë qenë të dyja në ndihmë të qeverisë siriane të Bashar Al Asad duke luftuar terrorizmin me kërkesën e Damaskut.
Irani nuk ka trupa ushtarake në Siri por ekspertë dhe këshilltarë ushtarakë.
Putin përmendi në komente vendosmërinë për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të vitit 2015 mes Iranit e fuqive botërore dhe kërkoi nga palët e mbetura në të zbatimin e përkushtimit të akordit.
Top Channel