Probleme nga moti i keq janë regjistruar edhe në qarkun e Elbasanit ku disa zona janë mbuluar nga dëbora, ndërkohë që ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Në një lidhje ‘live’ për edicionin e lajmeve të orës 12 ka raportuar nga Librazhdi Bruna Kërçuku:

Kërçuku:

Në qarkun e Elbasanit në zonat malore ka pasur probleme për sa i përket motit të keq. Kryesisht problemet kanë qenë në zonat e thella të Librazhdit.

Në Stëbelvë trashësia e dëborës ka arritur deri në 25-30 cm, ndërsa në disa segmente aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i rekomandueshëm të kalohet me zinxhirë.

Top Channel