Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh, të gjithë flasin për mjekun e madh që ishe
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjetën 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu në banesën e tij iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi
• A. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga kontrolli fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 1, iu gjetën 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe në banesën e tij iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel