Policia ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 25.01.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 03.08.2019, ku në lagjen nr. 5, Pogradec, shtetasi B. L., për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R. B., 49 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. B., 25 vjeç, banues në Pogradec.
Njoftim/ Pogradec
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
• B. L., 47 vjeç, banues në Pogradec.

Top Channel