Paketa antiKÇK/ “A janë njerëz këta a ça janë?”- Rama-qytetarit: Qorrazi kundër qeverisë por avokatë gjynahqarë të krimit

05/02/2020 18:42

“Kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje”, shkruan në një postim të tij në twitter kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas një mesazhi nga një qytetar “i tronditur”, siç dhe Rama e quan, nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK.

“A janë njerëz këta a ça janë?”, është kjo pyetja e qytetarit drejtuar Ramës, i cili vjen me një përgjigje ku shprehet se janë njerëz të armiqësuar me të vërtetën, janë kundra qeverisë dhe tanimë janë kthyer në avokatë të krimit.

Kryeministri Rama në Twitter:

“A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA