Hong Kongu do të vendosë në karantinë të detyrueshme 14 ditore të gjithë vizitorët nga kina ndërsa përpiqet të pengojë përhapjen e koronavirusit.

Politika hyn në fuqi të shtunën por zyrtarët kanë refuzuar të mbyllin kufirin tërësisht siç ishte kërkuar nga stafi mjekësor që ka hyrë në grevë.

Në Hong Kong janë konfirmuar 21 raste dhe një viktimë ndërkohë që gjatë epidemisë së SARS-it në vitet 2002-2003 kishte regjistruar 300 viktima.

Në kinë ndërkohë janë 24300 rastet e konfirmuara të koronavirusit dhe 490 viktimat. Këto shifra përfshijnë 4 mijë rastet dhe 65 viktimat e shënuara vetëm të martën.

Virusi është përhapur në 25 vende të tjera të botës me një total të konfirmuar prej 191 rastesh, edhe pse ka patur deri më tani vetëm një viktimë, në Filipine. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale të shëndetit ndërkohë që ka bërë apel të mërkurën për një fond 675 milionë dollarësh për të financuar një plan reagimi tre mujor.

Ndërkohë, OBSH hodhi poshtë edhe raportet e televizioneve kineze se kërkuesit në universitetin e Zhejiangut ka gjetur një ilaç efektiv, duke thënë se nuk ka ende asnjë terapi efikase për koronavirusin.

Top Channel