Milioneri “tallet” me të pastrehët, krijon një strehë me kosha plehrash dhe pretendon se është komode

05/02/2020 20:19

Një milioner beson se ka gjetur zgjidhjen për çdo të pastrehë, duke bashkuar dy kosha me rrota dhe duke krijuar në këtë mënyrë një vend fjetje.

Peter Dawe, 65 vjeç, pretendon se shpikja e tij e çuditshme mund të bëhet e njohur në të gjithë botën dhe mund t’i shpërbejë miliona të pastrehëve. Dawe këtë shpikje e postoi dhe në “Youtube”, duke shpjeguar dhe të gjithë manualin e përdorimit të “strehëzës” rrethanore.

Ai gjithashtu së shpejti po mendon të hedhë në rrjete sociale dhe një tjetër video, këtë herë duke shpjeguar të gjithë hapat që duhen të ndiqen për të krijuar një strehë të tillë, që ka një kosto totale prej 120 euro. Në momentin e parë që video e idesë së tij u postua në “Youtube”, u kritikua ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e konsideronin shpikjen e Dawe-n si një “sjellje të keqe”. Por 65 vjeçari argumentoi se kjo mënyrë fjetjeje është më mirë se të flesh jashtë në të ftohtë.

“Është vërtetë komode, e rehatshme dhe e sigurt. Mendoj se është më mirë dhe më qetë se sa të flesh në tokë”, u shpreh milioneri.

Peter vendosi që ta provonte vetë qëndrimin në brendësi të koshave. Pasi qëndroi 20 minuta brenda tyre, ai arriti në përfundimin se koshat mund të ruanin rrobat e dikujt dhe shtratin e tij gjatë ditës, duke e mbrojtur atë nga kushtet e vështira klimaterike.

““Unë nuk jam duke zgjidhur pastërtinë ose problemin e ashpër të gjumit, unë thjesht po e lehtësoj atë ose ua jap atyre mundësinë”, u shpreh ai

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA