Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin
Punonjëset kineze të seksit në disa vende ankohen së fundmi se po ndjehen të diskriminuara prej koronavirusit dhe se detyrohen të gënjejnë në profilin e tyre për të gjetur më shumë punë.
Prostitutat kineze ne Zelandën e re kanë zgjedhur të ndryshojnë kombësinë e tyre duke hequr atë “aziatike” në reklamat online e madje duke reduktuar dhe çmimet.
Një nga kinezet e kësaj fushe tha për mediat zelandeze se ka përgjysmuar masën e çmimit përveç se ka ndryshuar kombësinë në faqet e reklamave online.
Por megjithëse ka ulur çmimin nga $180 në $90 gruaja përsëri ankohet se ka humbur më shumë se 50 për qind të biznesit që prej nisjes së epidemisë së koronavirusit.
Kinezja reklamohet në faqen newzealandgirls.co.nz dhe thotë se nuk e ka parë ndonjëherë kaq dobët punën e saj, edhe pse ajo ka të paktën tetë vjet që nuk është kthyer në Kinë.
“Nuk e përmend më që jam kineze dhe ofroj ulje të mëdha, por klientët meshmangen sikur jam unë virusi”, tha prostituta kineze.
Shoqata neo-zelandeze e prostitutave ka paralajmëruar punonjëset të ndjekin udhëzimet e ministrisë së shëndetsisë dhe OBSh në lidhje me virusin.
Prostituta e famshme neo-zelandeze Lisa Lewis thotë se kontrollon çdo klient të saj për simptoma të ftohti apo gripi.
Top Channel