Koronavirusi, eksperti USA: Është armë biologjike, u krijua ne laborator

05/02/2020 14:31

Francis Boyle, profesor i të drejtës ndërkombëtare në universitetin e Ilinois dhe krijues i Legjislacionit të Armëve Biologjike në SHBA, hedh hije të reja mbi virusin që shpërtheu nga qytetin kinez i Wuhanit dhe tani po frikëson mbarë botën.

“Koronavirusi është një armë biologjike lufte, i krijuar në një laborator të Wuhanit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, ka deklaruar ai në një intervistë për site-n Geopolitics and Empire.

Eksperti amerikan pretendon se virusi doli nga një laboratori i sigurisë së lartë në Wuhan, BSL-4. Ky laborator është qendër kërkimore e OBSH-së, ndaj nuk ka mundësi, sipas Boyle, që kjo e fundit të mos dinte gjë për ekzistencën e tij.

Deklaratat e profesorit bien ndesh me variantin zyrtar, sipas të cilit koronavirusi u përhap nga një treg peshku dhe kafshësh të egra në këtë qytet. Një version të tillë e kanë kontestuar edhe ekspertë të tjerë të sektorit. Revista prestigjoze The Lancet shkruante përpara pak kohësh se rasti i parë i sëmundjes ishte shfaqur 10 ditë përpara infektimeve të lidhura me tregun në fjalë, të cilit, pacienti zero, nuk i ishte afruar fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA