Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pasi këta ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Ata madje kishin kamufluar mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Njoftim/ Qarku Korçë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ambulanca”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Loguan mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi t’i largohej policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre, por u kap dhe ndalua.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Sektorin e Policisë Rrugore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, strukturat e policisë të qarkut Korçë kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Devoll-Pogradec, me qëllim kapjen e tyre.

Shërbimet e Policisë, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volkswagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” për të cilën parashikohet 5 deri në 10 vjet burg dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” e cila dënohet me gjobë ose me burg deri në 3 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA