I dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohet 43-vjeçari
05/02/2020 11:00
Një 43-vjeçar, i dënuar për dhunë në familje është ndaluar nga policia në Berat.
Specialistët për hetimin e krimit DVP Berat kanë bërë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat duke ndaluar shtetasin L. H. 43 vjeç.
Ai është dënuar dënuar me 8 muaj burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Top Channel