Kupa e Mbretit në Spanjë shënon një tjetër surprizë. pas Atletico Madrid e Sevillas, i tha lamtumirën kompeticionit edhe skuadra fituese në fuqi, Valencia.
Ishte Granada ajo që i shkaktoi humbjen në cerekfinale të Kupës skuadrës së Celades me rezultatin 2-1 duke u bërë skuadra e parë gjysmëfinaliste e turneut. Protagonist për Granadën në këtë ndeshje u bë një njohje e vjetër e valencias, Soldado autori i të dy golave për bardhekuqtë në minutën e 3 dhe 94 të dytin e shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Për Valencian Rodrigo shënoi golin e barazimit të përkohshëm në 1-1.
Në Gjermani, ishin Borussia Dortmund. Leipzig dhe Hertha Berlin që u eliminuan në 1/8 e finaleve të Kupës. Skuadra verdhezi u mund nga Werder bremen me rezultatin 3-2. Haaland shënoi sërish në këtë ndeshje për Dortmundin, gol që ishte i 8 për të në 4 ndeshje. Një prej futbollistëve që ndëshkuan Borussia Dortmund ishte edhe Milot Rashica autori i golit të tretë për Ëerder Bremen, ndërkohë që para tik kishin shënuar Selke dhe Bittencourt.
Fatin e dortmundit e pati edhe Leipzig skuadra e vendit të dytë në kampionat pasi u mund nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-1. Andre Silva dhe Kostic 2 herë ishin autorët e golave për Frankfurtin, ndërsa golin e vetëm për Leipzigun e shënoi Dani Olmo. Piatek shënoi golin e tij të parë me fanelën e Hertha e Berlinit, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Klinsmann për të evituar eliminimin nga Schalke në Kupën e Gjermanisë me këtë të fundit që e fitoi këtë ndeshje me Herthën me rezultatin 3-2
Top Channel