Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit mori masat e saj disiplinore për atë çfarë ndodhi në minutat e fundit të sfidës mes Bylisit dhe Vllaznisë për javën e 20 të Kategorisë Superiore, ku u regjistruan momente tensioni për shkak të një 11 metërshi të akorduar dhe më pas të anuluar nga arbitri i Sfidës.

Në vendimin e tij, Komisioni i Disiplinës ndëshkoi klubin e Bylisit me 50 mijë Lekë gjobë për sjellje të gabuar të tifiozëve. Po kështu presidenti I Klubit Besnik Kapllanaj u dënua me 2 ndeshje pezullim për sjellje jo korrekte kundrejt arbitrit.

Ai që e pësoi më keq te skuadra ballshiote ishte futbollisti i saj Jurgen Goxhaj që u dënua me 8 ndeshje pezullim edhe ky për sjellje të gabuar ndaj arbitrit. Por jo vetëm kaq, Komisioni I /disiplinës vendosi të gjobisë Tiranën me 100 mijë Lekë si dhe të paguajë për dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj në stadiumin ‘Air Albania stadium’, pagesë që duhet bërë brenda 15 ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA