Deportimi nga SHBA drejt El Salvador do të thotë vdekje: Studimi

05/02/2020 20:41

Deportimi nga SHBA drejt El Salvadorit i bën emigrantët ilegalë objekt abuzimi i zhvatjeje në shtëpi ndërsa dhjetra prej janë vrarë gjtë dekadës së fundit, sipas një raporti të fundit të organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch e cila është përpjekur të sjellë numra e fytyra për situatën.

Grupi gjurmoi 138 raste deportimesh nga SHBA apo nga Meksika të cilët ishin vrarë pas kthimit në Salvador, por thotë se qeveritë nuk kanë shifra zyrtare dhe se numri i vërtetë mund të jetë akoma më i madh.

HRW gjurmoi 70 raste kur të kthyerit ishin torturuar ose shpallur të humbur, zakonisht në duart e bandave të drogës.

“Në shumicën e këtyre 200 rasteve ne kemi gjetur një lidhje të qartë mes vrasjeve e lëndimeve të të kthyerve dhe arsyeve të largimit të tyre filestar nga vendi”, shkruan organizata.

Raste të tjera nuk tregonin lidhje mes arsyeve të largimit dhe dhunës në kthim por grupi tha se thjsht fakti që ishin të kthyer i bënte shënjestra për dhunë.
Disa rezidentë në SHBA që janë kthyer kanë rënë në konflikt me kriminelët vendas pasi nuk njihnin “rregullat e pathëna” të shoqërisë salvadoriane, thotë grupi, duke argumentuar kundër kthimeve nga autoritetet amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA