Temperaturat e ulëta që përfshinë vendin gjatë orëve të fundit kanë sjellë reshje bore në disa zona. Në ato malore ka qenë i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve ne disa segmente rrugore.

Sipas raportimeve në qytetin e Bulqizës trashësia e borës ka shkuar në 10 cm, ndërsa në njësite administrative nga 15 cm deri ne 30 cm. Nq aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ka prani ngricash por mund tq kalohet lehtësisht, edhe pa zinxhirë.

Reshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë ku për pasojë ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.Në qarkun e Elbasanit reshje dëbore ka pasur në malësitë e Librazhdit,Përrenjasit e Elbasanit, ndërsa ne Stebleve të Librazhdit, trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm, ndërkohë që rruga nacionale Librazhd Peshkopi e kalueshme me zinxhirë në disa segmente të saj.

Si pasoje e reshjeve janë raportuar probleme edhe me mungesën e energjisë elektrike në Përrenjas. Në fshatrat e Malësisë së Madhe dhe në Puke, pavaresisht reshjeve nuk raportohen probleme ne akset rrugore.

Top Channel