Një aksident i rëndë është shënuar në Fier ku një automjet ka rënë në lumin Gjanicë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Burime bëjnë me dije se ai është Gramoz Isufaj, 35 vjeç. Ai ka rënë nga një lartësi rreth 70 metra. Ndërsa makina ndodhet në pronësi të Ligor Begaraj.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit. Para se të binte në lum ai është përplasur me një pjesë betoni.

Mallakastër
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:45, në aksin rrugor Mallakastër-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Visokës” është konstatuar një mjet tip “Ford Fiesta” i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Është nxjerë nga uji pa shënja jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi G. I, 35 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel