Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka krijuar një incident me bashkinë e Tiranës, çështje tanimë që pritet të zgjidhet në Gjykatë pas denoncimit të bërë nga bashkia.

Një ditë më parë, Lulzim Basha së bashku me disa persona të tjerë ët pajisur me kamera kanë hyrë në mjediset e brendshme të godinës numër 4 në “Qyteti Studenti”.

Ai është penguar nga recepsionistja e kësaj godine pasi sipas rregullores më parë duhet të merrnin një leje në drejtorinë e konvikteve, procedurë e cila ndiqet edhe kur familjarë të studenteve duan të futen në godinë. Basha nuk e ka respektuar recepsionisten por ka vazhduar nëpër dhoma të studenteve ku ka bërë edhe filmime. Në një reagim të bërë prej tij thuhet, se ishte i ftuar nga studentët për të parë kushtet në të cilat jetojnë si dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai sqaron se në godinë punonjësja e konviktit I ka kërkuar të largohen por sipas tij kjo ishte një porosi nga lart dhe askush e asgjë nuk do t’i ndalë njerëzit që dëgjohen dhe të thonë fjalën e tyre.

Por punonjësja e godinës numër katër ka bërë denoncim në lidhje me këtë thyerje të rregullores. Në deklaratën e bashkisë sqarohet se godina numër katër po rikonstruktohet dhe ka parashtruar edhe disa pyetje për kreun e PD, Lulzim Bashën:

“Sa shkolla ndërtove? Sa konvikte ke rikonstruktuar apo ndërtuar në 4 vjet si kryetar i bashkisë dhe sa karta ke dhënë për studentët?”.

CV e mbushur me 0 në çdo punë e nuk do të mund të pastrojë më video të xhiruara nëpër Tiranë, me figurantë të marrë borxh nga Forumi Rinor i PD-së thuhet në deklaratën e bashkisë . Nga ana tjetër Basha në reagimin e tij thotë se kjo është rruga që kemi zgjedhur ne, ndërsa rruga tjetër është ajo e frikësimit dhe kërcënimit të njerëzve për t’u mbyllur gojën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA