22/12 18:59
Një bankier i lartë në Londër është mësuar se është pezulluar nga puna pasi dyshohet se ka vjedhur sanduiçë nga mensa e stafit.
Paras Shah, 31 vjeç, që me shumë gjasa fitonte deri në 1 milionë paundë në vit, është pezulluar nga puna me bankierët e Citigroup, pas disa akuzave se ka vjedhur ushqim nga mensa e stafit në kullën e famshme Canary Wharf në lindje të Londrës.
Nuk ishte e qartë se sa sanduiçë ka vjedhur zoti Shah apo se në çfarë periudhe vjedhjet kanë ndodhur.
Puna e zotit Shah ishte të përshtaste rrezikun e borxhit të blerësve e shitësve të aksioneve të kompanisë dhe shkarkimi i tij vjen disa javë para se stafi i bankës do të merrte bonuset vjetore.
Top Channel