Policia e Fierit ka arrestuar dy persona. Një 24 vjeçar për armë mbajtje pa leje si dhe një 19 vjeçar të akuzuar për vjedhje.

Fier

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri automatike me 1 krëhër dhe 10 fishekë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Gjithashtu në prangat e policisë bije edhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. B, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 krëhër dhe 10 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”  për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Spcialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. B, 19 vjeç, banues në Boçovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA