Një mjet me targa AA318NR, që udhëtonte në drejtim të Lushnjës, është përplasur me barrierat anësore të autostradës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërsa mjeti tip Opel është shkatërruar plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier Lushnjë në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës.

Edhe pse përplasja ka qenë e fortë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht.

Vendi ku ndodhi dhe aksidenti i sotëm është njolla e zezë e rrugëve të vendit ku muajt e fundit ka marrë dhe jetë njerëzish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA