Operacioni Forca e Ligjit, deri tani u ka dërguar kërkesën për deklarimin e burimeve të pasurisë pesë subjekteve, konkretisht Lulzim Berishës, Ardjan Çapjas, Dashamir Gjokës, Emiljano Hysenajt dhe Edlir Hysenajt.

Të gjithë, sipas policisë rezultojnë me rekorde kriminale. Top Channel disponon formularin, i cili i është dërguar njërit prej subjekteve, ku parashtrohen disa pyetje lidhur me pasurinë e vendosur prej tyre. Atyre u kërkohet të justifikojnë pasurinë, si e kanë vendosur atë dhe të ardhurat e ligjshme vjetore.

Nëse këto pyetje nuk marrin përgjigjje, pasuria sekuestrohet siç e përcakton edhe akti normativ.

Megjithatë, edhe pse një operacion i konsideruar serioz, në formular vërehen gabime drejtshkrimore (gërma “ë” herë përdoret edhe herë jo si dhe të tjera gabime).

Top Channel