Marsin e vitit 2019, Grupi i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, PPE, vendosi ta përjashtonte nga radhët e tij për një periudhe kohe të pacaktuar ta mbajë jashtë grupit partinë qeverisëse të Hungarisë, Fidesz.

Në mars të vitit 2019, Fidesz u pezullua nga grupimi më i madh i Parlamentit Evropian, për shkak të shqetësimeve për nivelin e sundimit të ligjit në Hungari si dhe sulmeve të zyrtarëve hungarezë ndaj Komisionit Evropian.

Disa parti, kryesisht nga vendet nordike, që i përkasin EPP-së donin ta nxirrnin plotësisht Fidesz-in nga grupimi parlamentar, por megjithatë shumica ishte në favor të një pezullimi tjetër, pa afat kohor.
Vendimi mund të rishikohet përsëri në muajin prill.

Masa do të thotë që partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, vazhdon të mos ketë të drejtë votimi në grup dhe nuk merr më pjesë në asnjë mbledhje.

Disa burime brenda EPP-së i thanë Radion Evropa e Lirë, se anëtarët e këtij grupimi politik kanë qenë të ndarë, ndërmjet atyre që e përkrahnin një përjashtim të plotë të partisë së Orbanit. Sipas këtyre burimeve, përmes masës së pezullimit, synohet që partia Orbanit të detyrohet të ulë nivelin e kritikave ndaj BE-së dhe të ndërmarrë reforma në sundimin e ligjit, ose të dalë vullnetarisht nga ky grupim politik dhe t’i bashkohet ndonjë grupimi tjetër në Parlamentin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA