Një djalë gjashtë vjeçar i quajtur Ellis Edvard, nga Bournemouth, i Britanisë, është diagnostikuar me një kancer të rrallë fëmijëror të emërtuar si “neuroblastoma”, gjë e cila i ka shkaktuar vogëlushit një tumor kanceroz.
Fëmija përfundoi në takime të njëpasnjëshme te mjeku kur prindërit e Ellis, Carlu dhe Andrew, të dy të moshës 37 vjeç, vunë re që biri i tyre kishte mungesë të theksuar energjie dhe po humbiste vazhdimisht në peshë.
Ai u diagnostikua në Mars të 2019, kur ishte vetëm pesë vjeç dhe në atë kohë vogëlushi kishte humbur aq shumë në peshë, sa që i dukej edhe forma e skeletit. Mjekët e kanë përcaktuar kancerin në fazën e katërt të saj dhe si pasojë është përhapur në të gjithë anën e majtë të trupit të Ellis. Fëmija ka kaluar dhjetë muaj i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në këtë mënyrë ai ka ulur kancerin në trupin e tij në masën 85 përqind. Në muajin dhjetor të viti që lamë pas, mjekët u shprehën se shanset që Ellis të mbijetonte ishin “50-50”. Por gjërat kanë filluar të duken më pozitive. Mamaja e Erllis u shpreh për mediat britanike se:
“Deri në kohën kur u diagnostikua ai ishte si një skelet. Rrezet x gjithashtu zbuluan se mushkrit e majta të Ellis ishin dëmtuar nga ajo që mjekët do ta përshkruanin më vonë si”tumorin më të madh që kishin parë”, tha gruaja.
Top Channel