Shkalla e fatalitetit të rastit të koronavirusit aktualisht vlerësohet në rreth 2.1%, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC), në një deklaratë për shtyp, këtë të martë.

Në epiqendrën e shpërthimit, në provincën Hubei, shkalla e vdekjes është 3.1%, shprehet Jiao Yahui, zëvendës drejtor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Provinca Hubei përbën 97% të të gjitha vdekjeve.

Nga 427 vdekjet e konfirmuara në të gjithë territorin e Kinës, 80% e viktimave ishin mbi moshën 60 vjeç. Dy të tretat e vdekjeve të konfirmuara janë meshkuj.

Jiao atribuoi numrin më të madh të vdekjeve në provincën Hubei, si dhe mungesën e shtretërve spitalorë për të trajtuar pacientët.

Koha mesatare e nevojshme për një pacient që të shërohet plotësisht është nëntë ditë, sipas Jiao. Ajo shtoi se në provincën Hubei koha e rikuperimit është akoma më e lartë për shkak të rasteve më të rënda, mund të shkojë deri në 20 ditë.

Aktualisht numërohen 20.438 raste të konfirmuara të koronavirusit Wuhan në territorin e Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA