Pothuajse në të gjithë botën YouTube është platforma më e ndjekur për sa i përket videove. Por sa përfiton YouTube nga miliona orë shikime në të?
YouTube ka arkëtuar 15 miliardë dollarë nga reklamat vitin e kaluar. Shifra marramendëse vijnë nga përfitimet e reklamave që publikohen në platformën e YouTube, ku vitet e fundit kanë pësuar rritje.
Konkretisht në shitjet e reklamave në YouTube janë rritur 36% nga 2018 dhe 86% që nga viti 2017.
Në vitin 2017 janë arkëtuar 8,1 miliardë dollarë, në vitin 2018 ka mbledhur 11,2 miliardë dollarë për të arritur vitin e kaluar në shifrën e jashtëzakonshme.
Megjithatë, të ardhurat e YouTube nuk janë gjithmonë në rritje pasi të hënën pati një ulje të aksioneve të kompanisë me rreth 5%. Të ardhurat e përgjithshme të Google ishin pak më dobët se sa pritshmëritë, plani ishte 46,94 miliardë dollarë, ndërsa shifra faktike ishte 46,08 miliardë dollarë.
Top Channel