Operacioni Forca e Ligjit, në ditën e dytë të punës, ka zbarkuar në Shkodër për të vijuar me aksionin e radhës. Megjithatë ende nuk bëhet me dije se kush biznes do të vihet nën sekuestro.
Me herët, gjatë ditës, kjo strukturë, njoftoi se ka dërguar kërkesat për deklarimin e burimeve të pasurisë dy subjekteve Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.
Lulzim Berisha, sipas policisë, është drejtues i një grupi kriminal, dhe autor i disa veprave penale. Berisha, në vitin 2012 u dënuar me burgim të perjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa katër vite më pas, lirohet me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.
Ndërsa Ardjan Çapja, ëshët arrestuar në për veprën penale, Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë dhe po ashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë nga viti 2009 deri në vitin 2016.
Të dy këta individë, me nga disa rekorde kriminale, kanë vetë dy ditë kohë që t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të OFL-së, për të justifikuar pasurinë e tyre.
“Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, tha zëdhënësja.
Të hënën, Operacioni Forca e Ligjit vuri nën sekuestro, Kompleksin Golden dhe një karburant në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit rezulton i zhdukur.
Edhe kjo dosje, tashmë do të dërgohet në SPAK e më pas në gjykatë, për të vlerësuar vlefshmërinë e sekuestrimit të kësaj pasurie.
Andi Bora
Top Channel