Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u fol për ligjin e ri anti-mafia. Debati kësaj radhe u bë mes avokatit Adriatik Lapaj dhe zv-ministrit të Brendshëm Julian Hodaj.
Avokati Lapaj ishte kritik ndaj këtij ligji duke përmendur shumë pika problematike. Ky ligj është anti-kushtetues totalisht, tha Lapaj.
Është pika që thotë edhe avokat Ngjela. Në këtë ligj Ministri i Brendshëm ka nën varësi Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e SPAK- tha Lapaj.
Edhe ju si avokat Ngjela, e keni lexuar copa-copa ligjin- ndërhyri Hodaj.
Një tjetër pikë problematike është edhe sekuestrimi i cili kalon në konfiskim. Pronën e konfiskon ekzekutivi që është më e rëndë se sekuestrimi- tha Lapaj.
Ju nuk njihni abc-në e profesionit. Ju po ngatërroni legjislaturën e penalizimit- iu kundërpërgjigj zv-ministrii Brendshëm.
Unë nuk njoh abc-në e profesionit? Jap mësim në universitet, nuk e di ku jepni mësim ju- iu kundërpërgjigj avokati Lapaj.
Shumë mirë që nuk paskam ardhur tek universiteti ku jepni mësim ju- ndërhyri zv-ministri Hodaj.
Ju na kërkuat neve të lexojmë ligjin, por jeni ju që nuk e keni lexuar- vazhdoi Lapaj.
Top Channel