Lufta kundër korrupsionit/ Gjonaj: 2020 vit vendimtar, do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë

04/02/2020 14:27

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në aktivitetin për luftën kundër korrupsionit.

“Me ngritjen e SPAK tashmë ka filluar një kapitull i ri për rezultatet që presim për luftën kundër korrupsionit dhe unë mendoj se viti 2020 do të jetë një vit vendimtar për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi. Në të gjitha politikat tona, rekomandimet e komisionit evropain dhe një sërë partnerëve të tjerë janë të mishëruara me objektiva dhe masa konkrete me qëllim zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara. Strategjia antikorrupsion dhe plani i veprimit i cili koordinohet dhe monitorohet lidhur me zbatimi nga Ministri i Drejtësisë ka pasur një përmirësim jo vetëm në mënyrën e hartimit por edhe në zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve te kërkuara. Ministri i Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit koordinon 84 institucione, më specifikisht 61 bashki, 11 ministri dhe 12 institucione qendrore në luftën kundër korrupsionit”, tha Gjonaj.

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Anti-Korrupsionit, Gjonaj është ndalur edhe te Java e Integritetit.

“Do të jetë një javë e mbushur me plot aktivitete te cilat dhe që do të kenë në thelbin e tyre gjithëpërfshirjen. Që do te thotë do te jene disa aktivitete ku do te kemi mundësinë të diskutojmë nëpërmjet tryezave me shoqërinë civile, shoqatat e biznesit me median, studente e pedagoge. Do te diskutojmë jo vetëm për fenomenin e korrupsionit por edhe për masat me qëllim qe te arrijmë rezultatet qe presim. Unë besoj qe kjo jave qe do t’i kushtohet integritetit si një aspekt shume kuptimplote dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm për luftën ndaj korrupsionit por edhe për transparencën e Qeverise si dhe promovimin e integritetit. Besoj qe do te marrim rezultatet e duhura nëse gjithësecili nga ne do te kontribuoje”, tha Gjonaj.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka punuar prej disa muajve planin e veprimit ne luftën kundër korrupsionit për vitin 2019-2020 i cili tashme ështe konsultuar me te gjithë aktoret, nderkombetare shoqerine civile.

“Komisioni Evropian nëpërmjet delegacionit në Shqipëri ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë si koordinator jo vetëm nëpërmjet mbështetjes buxhetore dhe kontratës sektoriale por tashmë po përgatitet dhe asistenca teknike për zbatimin dhe arritjen e rezultateve konkrete të planit të ri të veprimit. Krahas kuadrit strategjik, në përmbushje të rekomandimeve të Progres Raportit është vijuar edhe me përmirësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër korrupsionit. Konkretisht, është përmirësuar kuadri nënligjor për kontrollin dhe financimin e partive politike. Në Prill 2019 u miratuan akte nënligjore që e bëjnë të detyrueshme publikimin e financimit të fushatave elektorale, si edhe monitorimin e raporteve financiare të partive politike. Ligji për Deklarimin e Pasurisë për zyrtarët publikë është ndryshuar duke beret ë mundur deklarimin online të aseteve. Në të njëjtën kohë ka filluar puna për ngritjen e sistemit elektronik pranë ILDKPKI që do të mundësojë një përmirësim të analizës aritmetike dhe logjike të rritjes së pasurisë”, tha Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA