“Shqipëria Live” transmetoi ekskluzivisht pamje nga qendra e azilantëve në Babrru, ku tregohen kushtet e mjerueshme. Vetë personat që aplikojnë për azil, pasi ndalohen nga policia shqiptare, u shprehën se kushtet janë të mjerueshme.

Ata thanë se mungon ushqimi, shtretërit për të fjetur apo dhe kushte të tjera bazike për jetesën. Ndërkohë, në studio, aktivistja e shoqërisë civile, Elsa Ballauri tha se situata është shumë e rëndë. Sipas saj duhet të merren masa pasi ndonëse këta janë klandestinë, ata meritojnë të jetojnë në kushte normale.

“Ne e njohim çështje dhe e dimë dhe filozofinë të ishte kaq e pavëmendshme. Është  e rëndë shumë sepse ke të bësh me disa njerëz që kanë një arsye shumë të fort që kanë ikur. Ke të bësh me jetë njerëzish, pavarësisht nëse janë klandestinë apo jo, ata duhet të jetojnë në kushte normale të paktën. Por kam përshtypjen se kjo nuk është kaq e çuditshme për ne shqiptarët. Të jemi realist, edhe ne jemi popull që ndoshta nuk kemi kërkesa për mënyrën e jetesës. Dikush tjetër që organizon apo ai drejtuesi mund të thotë; po të tjerët si jetojnë? E çuditshme, edhe kur diskutojmë për çështjen e burgjeve dhe themi se gjendja nuk është mirë. Ne themi po punë e madhe ata të burgosur janë”, tha Elsa Ballauri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA