Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, njëri nga Fushë Miloti, Kurbin tjetri nga Vlora pasi janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin banesën e një shtetasi në Shkodër.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Shkodër

Tentojnë të vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA