Koronavirusi nuk kursen asnjë/ Foshnja një muajsh diagnostikohet me virusin vdekjeprurës

04/02/2020 20:12

Një foshnjë në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri misterioz që ka vrarë më shumë se 400 njerëz deri më tani, sipas raportimeve.

Foshnja një muajshe e quajtur Jiang Moumou, doli pozitive pas analizave të kryera nëse është apo jo mbartës i koronavirus-it, tha në një deklaratë komisioni shëndetësor i provincës jugperëndimore të Kinës.

Raportohet se foshnja është vendosur në izolim në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou, ku dhe po merr mjekim të specializuar nga mjekët. Momentalisht gjendja e vogëlushes është e qëndrueshme, sipas autoriteteve. Kujtojmë që deri më tani virusi vdekjeprurës i merituar si Koronavirus ka prekur njerëz në më shumë se 20 vende të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA