Situata alarmante e krijuar nga Coronavirus ka prekur padyshim edhe Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati tashmë kanë ngritur dyshimet e tyre në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait në 19 prillin e këtij viti.

Për këtë arsye, ditën e mërkurë Grupi Strategjik i Formula 1 do të mblidhet për të diskutuar situatën e për të marrë më pas ndonjë vendim përsa i përket zhvillimit ose jo të kësaj gare. Javën e kaluar Formula E bëri të ditur anulimin e garës në ishullin kinez Sanya e parashikuar të mbahej në muajin mars dhe tani këtë rrezik e ka edhe gara e Formula 1.

Drejtuesi i Red Bull, Christian Horner tha për Reuters se shfaq besimin më të madh në vendimet e organeve drejtuese të këtij sporti duke shtuar se situata po vëzhgohet me vëmendje.

Ndërkaq, nuk do të ketë një shkëmbim datash mes cmimit të Madh të Kinës me atë të Rusisë me këtë të fundit që në kalendar është parashikuar të zhvillohet në 27 shtator. një zëdhënës i Komitetit Organizativ rus ka konfirmuar gjithcka për ‘Autosport’ duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime datash në program

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA