Beckham do Modric, gati t’i ofrojë dyfishin e pagës

04/02/2020 17:49

David Beckham vazhdon të shënjestrojë yjet e futbollit që luajnë në Evropë për t’i marrë te skuadra e tij Inter Miami që këtë vit do të bëjë debutimin e saj në Major League Soccer.

Këtë radhë në shënjestrën e pronarit të klubit nga Florida është vënë Luka Modric, lajm i cili publikohet nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’.

Sipas kësaj të përditshmeje, Beckham që ka qenë pjesë e Realit të Madridit në 2003-2007 dëshiron që Modric të jetë pika e referimit në skuadrën e tij me kroatin që ka një kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021. ‘Marca’ thekson gjithashtu se David Beckham është gati t’i ofrojë një pagë 2 herë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht Modric te Reali i Madridit.

Por në këtë pikë duhet bindur Reali për të lejuar largimin e Modric, kjo sepse kroati vazhdon të jetë një element thelbësor në skemat e Zidane pavarësisht shpërthimit të Federico Valverdes. në 23 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Modric ka mundur të shënojë 5 gola e të japë 5 assiste.

Një tjetër emër i madh i futbollit botëror që është vënë në shënjestrën e Inter Miami, është ai i Edinson Cavanit i cili në merkaton dimërore u fol për mundësinë e kalimit të tij te Atletico Madrid, por që në fund qëndroi te Paris Saint Germani deri në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata me kampionët e Francës, që do të thotë se uruguajani është i lirë që të zgjedhë skuadrën me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA