“Një udhëheqës bën takime në njësinë 5 pa deputetin”/ Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri, nuk jam kundër Ogertës, por…
05/04 18:54
870 naftëtarë protestuan para uzinës së naftës në Ballsh pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.
Që prej mbrëmjes të së hënës ata kanë bllokuar portën dytësore për shitjen e squfurit. 10 kamione të tonazhit të rëndë kanë që dje që presin të ngarkohen.
Punonjësit kërkojnë nga pronari të shlyejë të gjitha pagat e pa dhëna.
Në protestat e mëparshme punëtorët kanë kërkuar furnizimin e uzinës me naftë bruto dhe shlyerjen e pagave nga shteti. Ata thonë se që prej 1 janarit është ndërprerë kontrata me kompaninë “Bylis Energy”, për vazhdimësinë e punës në uzinë.
As sqarimet e përfaqësuesve të kompanisë nuk i binden punëtorët të cilët thanë se protesta do të vazhdojnë.
Top Channel