Audituesi i KLSH-së u shfaq pranë Bashës, reagon institucioni: KLSH është një organ i depolitizuar dhe i departizuar

04/02/2020 17:24

Lulzim Basha ka publikuar një video ku ai takohet më qytetarët në rrugët e Tiranës dhe titulli i kësaj videoje është “Po të dëgjoj”.

Në këtë video krah tij gjatë gjithë kohës shfaqet Brenton Kotorri auditues i parë në KLSH.

Nëpërmjet një deklaratë KLSH ka reaguar duke u shprehur se është një organ i depolitizuar dhe i departizua dhe se punonjësit ushtrojnë funksione audituese të KLSH-së nuk lejohet të marrin një mandat politik, as të jenë anëtarë aktivë të ndonjë organizate apo partie politike si dhe nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike ose me karakter tregtar.

Ditën e sotme ata kanë pranuar dorëheqjen e Brenton Kotorrit.

Sqarimi i KLSh-së:

Në disa media online dhe në shtypin e shkruar të ditës së sotme ka qarkulluar një lajm lidhur me praninë e një audituesi të KLSH-së, B.K., në krah të liderit të opozitës.

Dëshirojmë të informojmë publikun që në mbështetje të Ligjit “Për organizimin dhe funksionim e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 4 “… KLSH është një organ i depolitizuar dhe i departizuar”, si dhe në Kodin e Etikës të Institucionit, neni 14.1 :

“Punonjësit që ushtrojnë funksione audituese të KLSH-së nuk lejohet të marrin një mandat politik, as të jenë anëtarë aktivë të ndonjë organizate apo partie politike si dhe nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike ose me karakter tregtar. Përjashtohen nga kufizimi mësim dhënia, botimet dhe veprimtaritë kulturore apo sportive me kusht që këto aktivitete të mos dëmtojnë dinjitetin e institucionit dhe të mos cënojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e tij”, reagimi i medias është i drejtë sepse audituesi B.K. duhet të kishte pritur që dorëheqja e tij të ishte konfirmuar nga Kryetari i KLSH-së, përpara se z.B.K. të ndërmerrte angazhime të këtij lloji.

Informojmë gjithashtu se dorëheqja e z. B.K. u pranua sapo u paraqit në datën 04/02/2020 dhe mbështetur në Vendimin nr. 171/2, datë  04/02/2020, z.B.K. nuk është më punonjës i KLSH-së.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA