Thyhet sërish “kristali” Dembele, Barcelona me qëndrim zyrtar

03/02/2020 22:45

Pas më shumë se dy muajsh në infermieri, francezi Ousmane Dembélé kishte kaluar disa ditë stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit të Barcelonës, duke krijuar idenë se do të kthehej në fushë në javët në vazhdim, por këtë të hënë 22-vjeçar nuk ka mundur ta përfundojë seancën stërvitore.

Tashmë lindin të tjera pikëpyetje mbi gjendjen fizike të sulmuesit të “blaugranave”, i cili vazhdon të “kontribuojë” më shumë jashtë se brenda fushave të blerta.

Përballë këtij alarmi, për shkak të gjendjes fizike të francezit, Barcelona qenë e detyruar të lëshojë një deklaratë zyrtare mjekësore:

“Gjatë stërvitjes së kësaj të hëne, Dembélé ka patur një shqetësim në kofshën e djathtë si rezultat i lodhjes së muskujve. Lojtari do të vazhdojë punën e tij të rimëkëmbjes.”

Pra, klubi nuk flet për dëmtim serioz, por thjesht për “siklet” dhe “lodhje të muskujve”.

Ousmane Dembélé u lëndua në 27 nëntor, në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në “Camp Nou, dhe shërbimet mjekësore të Barçës konfirmuan se do të trajtohej në infermieri rreth 10 javë.

Për t’u rikthyer sa më shpejt në fushat e lojës, Dembélé udhëtoi për në Doha (Katar) për të kryer një trajtim të specializuar në Spitalin Aspetar, më pas mbylli ciklin e shërimit në Qendrën Sportive Joan Gamper, derisa u ndjeu “sikletin” e radhës në seancën e fundit stërvitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA