“Tërhiqu ose do ta pësosh keq ti dhe familja”/ Arrestohet njeriu që kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

03/02/2020 10:14

Ka rënë në pranga njeriu që kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Personi i arrestuar është Muharrem Zilja, një arrestim ky i kryer me vendim të Gjykatës së Tiranës. Muharrem Zilja, akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Mësohet se kërcënimi është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit.

Identifikimi i personit në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh,ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit.

Gjatë marrjes në pyetje, Muharrem Zilja, ka mohuar autorësinë e krimit.

Top Channel