26/11 13:51
Një sulm me armë ka ndodhur në një kishë në rajonin Riviera Beach në Florida, SHBA, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sulmi i armatosur është kryer gjatë një ceremonie mortore të shtunën në kishën Victory City në Riviera Beach.
Në një deklaratë nga qendra e policisë së qytetit thuhet se kanë humbur jetën dy persona meshkuj ku njëri i moshën 15 vjeç ndërsa janë plagosur dy të tjerë prej të cilëve një grua dhe një i ri. Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa nuk është dhënë informacion lidhur me agresorin.
Top Channel