Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi Një grua në zonën e San Francisco Bay është personi i nëntë i diagnostifikuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte ardhur nga Kina. Gruaja, vizitore në ShBA, kishte udhëtuar së fundi për në Wuhan, që po konsiderohet epiqendra e virusit.
Ajo arriti më 23 janar për vizitë te familja e saj, bëjnë të ditur zyrtarët. Pacientja kishte qëndruar në shtëpi me familjen e saj qysh prej kur arriti, përveç dy rasteve kur kishte kërkuar kujdes mjekësor. Ajo u monitorua dhe thuhet se nuk ishte asnjëherë aq e sëmurë sa të hospitalizohej.
Edhe familjarët e saj u izoluan në shtëpi. Departamenti i shëndetësisë po u siguron atyre ushqim dhe po ua plotëson nevojat tjera, transmeton rtv21.tv Në Kinë, 304 është numri i viktimave nga koronavirusi. Ndërsa ka shkuar në 14,380 numri i të prekurve nga ky virus.
Top Channel