Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga
Gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti Artur Roshi, Sandër Lleshaj ceku vazhdimisht çështjen e mësuesit gulenist Harun Çelik duke u shprehur se kemi të bëjmë me një rast administrativ, ku vendimin e merr një nëpunës i policisë, për të cilët ministri refuzon të thuhet se nuk dinë të lexojnë.
“Jeni nxituar për të dalë në perfundime që nuk i bazoni asgjëkundi. Krimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija, sipas treguesve objektivë që ne kemi. Po sillni një debat politik të një vendi të tretë, po mundoheni ta importoni në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një rast administrativ, nuk ka vend të diskutohet këtu. Ju kam sfiduar nëse rasti është i atakueshëm, shkoni në gjykatë. Nëse do ishit të shqetësuar vërtet për fatin e qytetarit në fjalë do ishit kujdesur ta zgjidhnit punë në themel, vendimin e merr një nëpunës i policisë, nga ata që thoni që s’dinë të lexojnë vendimet e gjykatave. Policët e Shqipërisë janë fëmijët e këtij vendi, janë të arsimuar, që dinë të lexojnë literaturë botërore, të bëjnë atë shërbim që s’e bën askush tjetër siç e bëjnë policët e Shqipërisë. Nuk lejoj që të bëhen ofendime globale, që s’dinë policët të lexojnë. E këni bërë pyetjen se çfarë do të ishte Shqipëria pa ata policë?
Në interpelancën e kërkuar nga deputeti Artur Roshi, reagoi vetë ky i fundit i cili u shpreh se në fillim të marrjes së detyrës, Lleshaj dha një deklaratë “sensitive”.
“Keni thënë unë jam çdo polic”, u shpreh Roshi duke shtuar se Lleshaj mund të jetë frymëzuar nga artistja Whitney Houston, “unë jam çdo grua”.
Top Channel