Lleshaj: Çfarë do të ishte Shqipëria pa policët/ Roshi: Mund të jesh frymëzuar nga Whitney Houston

03/02/2020 11:07

Gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti Artur Roshi, Sandër Lleshaj ceku vazhdimisht çështjen e mësuesit gulenist Harun Çelik duke u shprehur se kemi të bëjmë me një rast administrativ, ku vendimin e merr një nëpunës i policisë, për të cilët ministri refuzon të thuhet se nuk dinë të lexojnë.

“Jeni nxituar për të dalë në perfundime që nuk i bazoni asgjëkundi. Krimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija, sipas treguesve objektivë që ne kemi. Po sillni një debat politik të një vendi të tretë, po mundoheni ta importoni në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një rast administrativ, nuk ka vend të diskutohet këtu. Ju kam sfiduar nëse rasti është i atakueshëm, shkoni në gjykatë. Nëse do ishit të shqetësuar vërtet për fatin e qytetarit në fjalë do ishit kujdesur ta zgjidhnit punë në themel, vendimin e merr një nëpunës i policisë, nga ata që thoni që s’dinë të lexojnë vendimet e gjykatave. Policët e Shqipërisë janë fëmijët e  këtij vendi, janë të arsimuar, që dinë të lexojnë literaturë botërore, të bëjnë atë shërbim që s’e bën askush tjetër siç e bëjnë policët e Shqipërisë. Nuk lejoj që të bëhen ofendime globale, që s’dinë policët të lexojnë. E këni bërë pyetjen se çfarë do të ishte Shqipëria pa ata policë?

Në interpelancën e kërkuar nga deputeti Artur Roshi, reagoi vetë ky i fundit i cili u shpreh se në fillim të marrjes së detyrës, Lleshaj dha një deklaratë “sensitive”.

“Keni thënë unë jam çdo polic”, u shpreh Roshi duke shtuar se Lleshaj mund të jetë frymëzuar nga artistja Whitney Houston, “unë jam çdo grua”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA