Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut
“Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë”, u shpreh përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Menjëherë pas kësaj deklarate, vjen dhe reagimi i kryeministrit të vendit, i cili me anë të një postimi në twitter shkruan se nuk është asnjë surprizë që PD vë në dyshim kushtetueshmërinë e paketës antiKÇK.
“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan kryeministri Rama në twitter.
Top Channel