Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center 03/07 15:14
Kuvendi mblidhet sot në një seancë parlamentare, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra.
Seanca do të nisë në orën 10.00, ku interpelanca e parë është kërkuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga ana e deputetit opozitar Artur Roshi.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është thirrur në interpelancën e dytë nga një grup deputetësh të opozitës. Interpelanca e tretë është thirrur me ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, po nga deputetët opozitarë, lidhur me dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore
Top Channel