“Kishte një trastë me ilaçe antidepresive”/ Vdekja e Andon Mëhillajt, avokati: Ka pasur një tentativë për vetëvrasje më herët

03/02/2020 12:52

44-vjeçari nga Vlora, Andon Mëhillaj, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ndërroi jetë rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në ambientet e burgut.

Mëhillaj, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati i tij, në një deklaratë për median, jep detajet e para, dhe mendohet se ka qenë një atak kardiak shkaku I vdekjes së Andonit, por nuk ka ende ndonjë hollësi.

Avokati shton në fjalën e tij se prej 3 vitesh prisnin të zhvillohej rekursi I çështjes së tij në Gjykatën e Lartë, pasi ai vetë ka pretenduar për pafajësinë e tij. Brengë për Andonin ishin fëmijët e tij, gjithmonë shpresonte dhe pretendonte për pafajësinë e tij.

Avokati shprehet se gjendja shëndetësore e tij ka qenë e turbulluar, që para 5 vitesh ai përdorte një trajsë me ilaçe antidepresant, si dhe ka pasur një tentativë për vetëvrasje.

“Jam në dijeni të kësaj ngjarje, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm. Deri më tani flitet që ka qenë një atak kardiak dhe ky ka qenë shkaku i vdekjes. Nuk kemi ndonjë hollësi, do ti bëhet një autopsi nga organet ligjore, do jepet një përgjigje për shkakun e vdekjes. Unë kam qenë avokati i tij, ne kemi pasur gjyqin në mes sepse me rekurs në Gjykatën e Lartë, prisnim të gjykohej çështja e tij, rekursi që ne kishim bërë, pasi gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësinë e tij. Duke qenë në këto kushte, e kishte të domosdoshme të jepej në hatër të fëmijëve, gjithmonë shpresonte. Dhe telefonata e fundit me të për këtë gjë ka qenë, shqetësimi I vetëm I tij ka qenë ky. Koha e gjatë, mund ti ketë lodhur dhe mendjen dhe zemrën”, shprehet avokati.

“Gjendja shëndetësore e tij ka qenë e turbulluar që kur unë e kam dorëzuar para 5 vjetësh, ai ka pasur me vete një trajsë me ilaçe, që ishin antidepresant. Ka pasur një tentativë për vetëvrasje nga burgu, ka prerë damarët dhe ju dha ndihma e shpejtë që shpëtoi. Ishte njeri i dobët, thoshte që “çne unë të vihem kapo i grupit”, ndërkohë që mundësitë e tij linin për të dëshiruar”, shton avokati më tej.

“Kishte tre vite që pritej të zhvillohej rekursi i tij. Besoj se me vdekjen e tij i mbylli të gjitha. Dua të deklaroj që nuk është e vërtetë që ka qenë, gjykimi i tij është mbyllur me dyer të mbyllura dhe nuk u mësua kurrë se çfarë dëshmoi. Pretendojmë që nga provat që janë marrë në gjyq është vërtetuar e kundërta, pafajësia e tij”, shton në fjalën e tij avokati.

http://top-channel.tv/2020/02/03/u-gjend-i-pajete-ne-burgun-e-peqinit-flet-avokati-i-andon-mehillajt-ja-kush-mund-te-kete-qene-shkaku/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA