Kina ka ndaluar funeralet, varrosjet dhe aktivitete të tjera të lidhura me trupat e viktimave, që humbën jetën si pasojë e virusit të tmerrshëm.
Ndërkohë, për më tepër, të vdekurit tejkaluan 300 persona dhe u regjistrua edhe viktima e parë jashtë Wuhan-it.
Një njoftim i mëparshëm nga Ministria e Çështjeve Civile këshillonte njerëzit që të mbanin funerale të shpejta dhe të thjeshta si dhe të shmangnin mitingjet, në mënyrë që të parandalonin përhapjen e virusit më tej.
Koronavirus, ndalohen funeralet për viktimat
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) nxori një rregullore të re, këtë të shtunë, që ndalon funeralet për viktimat e koronavirusit. Të gjithë viktimat që janë të prekura nga virusi, sipas parashikimeve, duhet të kremifikohen në objektin më të afërt.
“Asnjë ceremoni lamtumire apo aktivitete të tjera funerali që përfshijnë kufomën nuk do të mbahen,” thuhet në njoftimin e NHC.
Top Channel