Irlandezja kërcen nga dritarja me djalin 3-vjeçar për t’i shpëtuar sulmit racist

03/02/2020 10:35

Një grua me djalin e vet 3 vjeç ka kërcyer nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese në Irlandën Veriore për të ikur nga një sulm racist, të cilin po e kryente një burrë me shkop.

Gruaja 22-vjeçare pësoi lëndime serioze pas kërcimit nga një lartësi e konsiderueshme. Zyrtarët e Irlandës Veriore thanë se këtë rast janë duke e hetuar si krim i motivuar nga urrejtja racore.

Policia e këtij vendi e arrestoi një burrë 50-vjeçar si person të dyshuar në këtë rast, shkruan “Independent”.

Zyrtarët policorë thanë se personi i arrestuar kishte brohoritur fyerje racore gjatë sulmit.

“Një grua 22-vjeçare dhe djali i saj ishin aq të frikësuar, saqë kanë kërcyer nga dritarja për të ikur”, thuhet në deklaratën e policisë.

Më tej, në deklaratën e policisë thuhet se urrejtja racore nuk ka vend në shoqërinë irlandeze dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA